Eko Higjiena

Ambasadori i Suedisë: S’mund t’i referoni të gjitha pyetjet Kushtetueses, udhëheqësit politikë të marrin vendime

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në një intervistë ekskluzive për Ekonomia Online, lidhur me vendimin që pritet të dalë nga Gjykata Kushtetuese deri të premten e 8 gushtit, tha se ndonëse ekziston si prirje që këto çështje t’u drejtohen gjykatës, udhëheqësit politikë do duhej të ishin më të guximshëm dhe të merrnin vendime pa i referuar të gjitha pyetjet gjykatës.

Ai shtoi se ani pse të gjithë duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ata që janë në pozita për të mbrojtur Kushtetutën do të duhej të mbanin përgjegjësitë dhe të luanin rolin e tyre në drejtimin e mbrojtjes së saj dhe funksionimit demokratik të shtetit të Kosovës.

Mobi Casa

“Dua të them, ka një sërë pyetjesh që Gjykata Kushtetuese do të duhej t’i trajtonte. Njëra prej tyre do të ishte: çfarë ndodh nëse Parlamenti nuk arrin të konstituohet dhe a do të duhej kjo të trajtohej si çështje për të ardhmen? Që të mos ndodhë më? A ka nevojë për një sqarim në Kushtetutë? Kjo është një pyetje tjetër. Po mendoj për të ardhmen. Pra, pyetje të tilla do të duhej t’i trajtonte Gjykata Kushtetuese.Por, ekziston edhe një fenomen tjetër në botën perëndimore, ku pyetje i dërgohen vazhdimisht gjykatës. Besoj se kjo është një prirje që vjen nga ana tjetër e Oqeanit Atlantik. Udhëheqësit politikë në mbarë botën do të duhej të jenë më të guximshëm dhe të marrin vendime. Nuk mund t’i referoni të gjitha pyetjet gjykatave. Për të qenë i sinqertë, ky afat përfundon të premten, më 8 gusht, dhe të gjithë duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese.Ata që janë aty për të mbrojtur Kushtetutën do të duhet të merrnin rolin dhe përgjegjësitë e tyre. Aktualisht, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të mbrojtur Kushtetutën dhe funksionimin demokratik të shtetit”, tha për Ekonomia Online, ambasadori Westerlund.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.