Fundamenti

Ambasadori i Suedisë: Po e bëj të qartë, Asociacioni nuk duhet të ketë fuqi ekzekutive

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund e ka vlerësuar pozitivisht diskutimin e organizuar për Asociacionin nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë.

Megjithatë, sipas tij edhe shumë gjëra kanë mbetur pa u sqaruar për këtë mekanizëm, ndërsa ka theksuar se Asociacioni nuk duhet të ketë fuqi ekzekutive.

Eco Higjiena

Duke folur për zërat që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe mund të jetë organizim sikur i Republikës Serbe në Bosnje, ai ka thënë se krahasimi nuk është i duhur.“Përqindja e popullsisë se serbëve ne Bosnje është e pakrahasueshme me përqindjen e serbëve në Kosovë. Edhe unë pajtohem që nuk duhet ketë një entitet të ndarë që mund ta sfidojë Qeverinë. Pra po e bëj të qartë nuk duhet të ketë fuqi ekzekutive. Në shumë vende të Evropës ka komunitete të vogla të cilat nuk kanë fuqi ekzekutive. Ka disa shembuj të mirë për këtë çështje”, ka shtuar Ëesterlund në një intervistë për Teve1.

Tutje ai ka shtuar se në këto lloj negociatash, asnjëra palë nuk merr atë që do.“Asnjëra palë nuk do ta marrë atë që do pasi këto janë negociata”, ka shtuar Westerlund.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.