Mobi Casa

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi qëndroi në komunën e Kamenicës

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati bashkë me nënkryetarët e komunës, Faton Jakupi dhe Bojan Stamenkoviç kanë pritur në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi dhe Këshilltarin e tij Artur Bushati.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim me Shqipërinë rreth çështjeve të ndryshme.

RCCOLA

Kastrati tha se Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Kamenicën.
“Ambasadorin Minxhozi e njoftova me situatën e përgjithshme të Kamenicës dhe diskutuam rreth mundësive për thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë në disa sfera. Ai shprehu gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar edhe më tutje me Kamenicën dhe Republikën e Shqipërisë”, deklaroi kreu i komunës./rajonipress/