United Hospital

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë jep mendimin e tij për Rugovën, Thaçin, Haradinajn e Kurtin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka bërë vlerësimin e disa prej politikanëve të Kosovës.

Minxhozi ka thënë se Ibrahim Rugova është vërtet një president historik i Kosovës, e që sipas tij vuri themelet e para të Kosovës, përcjell Telegrafi.

“Është një personalitet që ka meritat kryesore në shtet formimin e Kosovës”.

Duke përshkruar figurën e Hashim Thaçit, ai ka thënë se është “personalitet që ka merita të mëdha në luftë dhe paqe”.

“Thaçi në kohën e demokracisë është personaliteti më prezentë në jetën politike së bashku me Presidentin Rugova”.

Uji Dea

Minxhozi duke përshkruar figurën e Ramush Haradinajt, ka thënë se “ai pa të drejtë është penalizuar nga institucionet ndërkombëtare lidhur me rolin e Kosovës në luftë”.

“Ai ka mbrojtur me shumë dinjitet kauzën e Kosovë dhe kauzën për të cilën ka luftuar”.

Për Albin Kurtin, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë ka thënë se është “opozitari më stoik”.

“Është një politikanë largpamës dhe me një popullaritet të padiskutueshëm në Kosovë”, tha Minxhozi./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.