UBT

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi: Kosova dhe Serbia fitojnë vetëm atë për të cilën dakordohen

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Kyle Scott, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia do të fitojnë vetëm atë për të cilën dakordohen gjatë dialogut.

I pyetur se cili është maksimumi që Serbia mund të fitojë në bisedimet për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ambasadori amerikan ka thënë se “SHBA-të inkurajojnë të dy palët të dialogojnë”, transmeton Telegrafi.

UBT

“Inkurajojmë të dy palët të vijnë deri te kompromisi, pasi pa dialog nuk ka marrëveshje”, ka shtuar Scott para gazetarëve në Beograd. /Telegrafi/