RCCOLA

Ambasadori i SHBA-ve Michael Kirby ka vizituar komunën e Preshevës

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Preshevë- Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës i shoqëruar nga zv/kryetari Skender Destani dhe kryetari kuvendit Ramiz Latifi, të cilët së bashku kaluan nëpër tepin e kuqe që ishte përgatitur enkas për të në vizitën e tij të parë në Preshevë që prej emërimit si ambasadorë para 2 muajve njofton Presheva jone.

Takimi në mes të udhëheqësve të pushtetit lokal të Preshevës dhe ambasadorit u zhvillua në një atmosferë miqësore, kështu duke konfirmuar bashkëpunimin e ngushtë në mes të komunës së Preshevës dhe ambasadës së SHBA-ve në Beograd.

Ndërsa zoti Kirby tha se bashkëpunimi i tillë do të vazhdojë edhe më tutje. Ai nga Mustafa është njoftuar për problemet sociale, ekonomike por edhe ato politike që kanë shqiptarët e komunës së Preshevës. Për ambasadorin ishte kënaqësi të mësoj se si vetë komuna merr iniciativa për të ndihmuar qytetarët me projekte të ndryshme.

Eco Higjiena

Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa tha se ambasadorit i ka shpjeguar problemet që preokupojnë qytetarët e komunës së Preshevës. U shpjeguan edhe problemet ekonomike, ndërsa prej ambasadës së SHBA-ve u kërkua që USAID me fondet e saja të ndihmojë në realizimin e projekteve ekonomike. Vizita e ambasadorit Michael Kirby-t ka vazhduar edhe në Shkollën e Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë. Në fund të vizitës në shkollë kryetari Mustafa si dhuratë ja dha emblemën e komunës, ndërsa ambasadori kërkoi edhe një fotografi të përbashkët me nxënësit.

Pas përfundimit të takimit ambasadori Kirby dhe kryetari Mustafa shkëmbyen edhe dhuratat mes veti. Ambasadori i SHBA-ve në Beograd Michael Kirby vizitën e tij në Luginën e Preshevës nesër do ta vazhdojë edhe në Bujanoc ku do të takohet me kryetarin Nagip Arifi, ndërsa sipas burimeve tona ai do ti bëjë bashkë të gjithë kryetarët e partive politike shqiptare nga Presheva e Bujanoci në një drekë të përbashkët./rajonipress/