Eko Higjiena

Ambasadori i ri i SHBA-ve: Jam i kënaqur me arritjet e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të ShBA-së, Philip Kosnett raporton “Zeri.info”.

Me këtë rast në një deklaratë për media ambasadori i ri i SHBA-ve dhe presidenti Thaçi u zotuan se në të ardhmen do të vazhdojnë bashkëpunimin mes vete.

Presidenti Hashim Thaçi me këtë rast duke i uruar mirëseardhje ambasadorit të ri, ka thënë se shteti i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj ndihmës së vazhdueshme të SHBA-vë.

“Ambasadori Kosnett, është njeriu më me fat që do shërbej në një vend me popullatën më pro amerikane në botë, pra atë kosovare. Ambasadori ka shërbyer edhe më herët në Kosovë, dhe e njeh Kosovën, për atë edhe do të vazhdoj me punën e tij këtu. Jam shumë mirënjohës i nderuar ambasador për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës, sidomos në tri dekadat e fundit”, tha Thaçi.

UBT

Ai është shprehur i gatshëm për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, me bashkëpunim në të gjitha fushat.

Ndërsa ambasadori Philip Kosnett po ashtu është shprehur i kënaqur me detyrën e re që iu është dhënë, me ç’rast ka thënë që do të vazhdoj të i shërbej Kosovës në formën më të mirë.

“Është një nder i madh që të jem këtu sot. Kam shërbyer në ambasadën e SHBA-ve edhe më herët dhe jam i kënaqur me arritjet që i ka bërë Kosova drejt paqes dhe përparimin si dhe marrëdhëniet me fqinjët e vet. Pres me padurim punën me ju, ministritë dhe njerëzit e Kosovës dhe Qeverinë. Jemi këtu për të ju mbështetur sepse mendoj që marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA-ve janë marrëdhënie që nuk mund të krahasohen me shtetet e tjera”, tha ambasadori ndër të tjera.

Ai po ashtu është shprehur i bindur që marrëdhëniet Kosovë- SHBA do të vazhdojnë edhe më tutje, në të gjitha fushat. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.