ARKATANA

Ambasadori i ri amerikan në Beograd kundër një zgjidhjeje të imponuar për Kosovën e Serbinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, thotë se qëllimi i Amerikës është të inkurajojë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe të vë në pah se sa do të përfitonte populli i rajonit nga gjetja e një zgjidhjeje mes Kosovës e Serbisë.

“Një zgjidhje afatgjate do të ishte ajo që do ta gjenin të dyja palët, me të cilën të dyja palët mund të jetojnë dhe që do të çonte në stabilitet rajonal. Çdo zgjidhje tjetër që është e padrejtë, e pabalansuar apo e imponuar nga jashtë nuk do të ishte afatgjate”, ka thënë Godfrey në një intervistë për televizioni publik të Serbisë.

Ai tha po ashtu se interesi i SHBA-së është ta bëjë Ballkanin Perëndimor vend të stabilitetit e prosperitetit, ku, siç tha ai, respektohen vlerat demokratike sikurse edhe kufijtë shtetërorë, ndërsa vendet në rajon ushqejnë marrëdhëniet e mira.

HW

“Për sa na përket neve, por edhe Serbisë, mënyra më e mirë për të arritur këtë është duke ndjekur rrugën e Bashkimit Evropian”, ka thënë Godfrey, transmeton Koha.net.

“Pra, qëllimi im është të përdor të gjithë energjinë time dhe të gjitha resurset e Ambasadës Amerikane në Beograd për ta ndihmuar Serbinë të arrijë këtë qëllim që ia ka vënë vetes, dhe ai është anëtarësimi në BE”, deklaroi ambasadori i ri amerikan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.