Fundamenti

Ambasadori i ri amerikan flet për korrupsionin, FAK-un dhe Gjykatën Speciale

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, tashmë i konfirmuar edhe nga Senati, Gregory Delawie, në seancën konfirmuese foli për historinë e marrëdhënieve të dy vendeve, mbështetjen e vazhdueshme amerikane dhe qartësoi disa nga synimet e tij se për çfarë do të angazhohet gjatë tre vjetëve të ardhshme.Ai përmblodhi angazhimin e tij në tri drejtime të rëndësishme: forcimin e shtetit ligjor, zgjerimin e sigurisë rajonale dhe nxitjen e reformave ekonomike.

“Korrupsioni pengon zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Kosovës, pengon investimet, nxit emigrimin dhe dobëson besimin në institucionet publike. Nga ana tjetër korrupsioni mund të krijojë një terren pjellor për rritjen e ekstremizmit të dhunshëm”, tha Delawie.

Ai nënvizoi se do të shtojë mbështetjen për të ndihmuar luftimin e korrupsionit dhe rikthyer besimin e qytetarëve për qeverinë e tyre.

Ambasadori amerikan foli edhe për Forcën e Sigurisë dhe kalimin e saj në Forcat e Armatosura të Kosovës, raporton RTK.

“Dua të garantojë që Shtetet e Bashkuara ta udhëheqin këtë tranzicion në mënyrë që do të rrisin stabilitetin rajonal, të forcojnë institucionet demokratike dhe që e pozicionon Kosovën që në një të ardhme të përmbushë kushtet për anëtarësim në NATO”.

UBT

Po cili është qëndrimi i ambasadorit të ri rreth krijimit të Gjykatës Speciale.

Ai në seancën konfirmuese tha se “Kosova duhet të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme akuzave për krime të rënda të kryera në mes të 1998 dhe 2000’.

Delawie theksoi se Task Forca e BE-së e udhëhequr nga prokurori amerikan gjeti prova se janë kryer vepra të dënueshme nga një numër i vogël i pjesëtarëve të UÇK-së.

“Kosova duhet të zgjidhë këto akuza serioze në qoftë se do ta mbyllë këtë kapitull të historisë së saj dhe të ecë përpara me zhvillimin demokratik dhe integrim euro-atlantik”, tha ambasadori Delawie, i cili së shpejti vjen në Prishtinë për të marrë detyrën nga ambasadorja e deritashme, Tracey Ann Jacobson.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.