Eko Higjiena

Ambasadori i Kosovës në SHBA: Serbia nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj fqinjëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka thënë se Serbia nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës dhe faqinjëve të tjerë. Ai thotë se qëndrimet hegjemoniste të Serbisë janë ende aty.

Dugolli këto deklarata i ka dhënë në një intervistë mediumin amerikan ‘The Washington Diplomat’.

“Nuk ka pasur shumë përparim apo ndryshim thelbësor në qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës dhe fqinjëve të tjerë. Qëndrimet hegjemoniste janë ende aty. Dhe kjo e bën të vështirë marrëdhëniet normale me ta”, deklaroi ambasadori kosovar në SHBA.

Fundamenti

Ai, ndër të tjera ka thënë edhe se pavarësia e Kosovës nuk vihet në dyshim, meqë është konfirmuar nga GJND-ja.

Po ashtu, ka thënë se sikurse republikanët, edhe demokratët çdoherë kanë qenë të angazhuar drejt ndihmës diplomatike ndaj Kosovës.

“Të dy palët, qofshin demokratë apo republikanë, kanë qenë gjithmonë të angazhuar – para luftës, gjatë luftës kur i mundësuan koalicionit të NATO-s t’i jepte fund gjenocidit dhe pas luftës, duke na ndihmuar të rindërtonim vendin në luftën tonë për pavarësi”, theksoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.