UBT

Ambasadori i Kanadasë qëndroi në Kamenicë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Duhet të mundohemi jashtëzakonisht shumë që të kemi një balancë gjinor në të gjitha fushat, në mënyrë që ta përmbushim barazinë gjinore la shkruar Qëndron Kastrati.

Kisha kënaqësinë të kemi mysafirë në Kamenicë, ambasadorin e Kanadasë për Kosovë z.Daniel Maksymiuk dhe përfaqësuesit e Qendrës për Studime Sociale dhe Zhvillim të Qëndrueshëm LEAP.

Mobi Casa

Në punëtorinë e organizuar nga LEAP me nxënëset e klasëve të 12-ta, diskutuam për rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në drejtimin e Shkencave Natyrore, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë.

Fatkeqësisht akoma në vendin tonë përballemi me stereotipe gjinore, që i prezantojnë drejtimet e fushave ekzakte si të përshtatshme për gjininë mashkullore. Por, pavarësisht të gjithave ka shumë gra e vajza që janë shumë më të suksesshme në fusha të caktuara sesa burrat e djemtë. Duhet të mundohemi jashtëzakonisht shumë që të kemi një balancë gjinor në të gjitha fushat, në mënyrë që ta përmbushim barazinë gjinore ka thënë Kastrati./rajonipress/