Uji Dea

Ambasadori i Japonisë në Serbi: E mbështesim dialogun Kosovë-Serbi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Japonisë në Serbi, Akira Imamura, tha se Tokio mbështet dialogun Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ai në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika” theksoi se vendi i tij i përkrah edhe reformat që synojnë integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, transmeton Klankosova.tv.

Uji Dea

“Iniciativa për bashkëpunimin e Japonisë me Ballkanin Perëndimor mbështetet në dy shtylla. Njëra është mbështetja për reformat që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian, ndërsa tjetra lidhet me përmirësimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Bashkimi Evropian është një partner strategjik i Japonisë dhe Japonia shpreson që vendet e Ballkanit Perëndimor të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme si anëtarë të Evropës”, ​​tha i dërguari i Tokios në Beograd, transmeton Klankosova.tv.