UBT

Ambasadori i Gjermanisë përshëndet heqjen e taksës, nuk përmend reciprocitetin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka përshëndetur vendimin e qeverisë Kurti për largimin e taksës 100% ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Gjithsesi, Heldt nuk e ka përmendur vendosjen e reciprocitetit.

“Gjermania e mirëpret vendimin e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për të hequr plotësisht tarifat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ky është një parakusht i rëndësishëm për rifillimin e dialogut për normalizim. Detyra tani është të rindërtohet gradualisht besimi për procesin e udhëhequr nga BE”, tha ambasadori Heldt.

UBT

Ai tha poashtu se ankesat ekzistuese si barrierat jo-tarifore duhet të zgjidhen nga vendet. Heldt gjithashtu shtoi se Kosova dhe Serbia duhet të përballen me situatën e krijuar nga COVID-19.

‘‘Ankesat ekzistuese si barrierat jo-tarifore duhet të zgjidhen nga vendet e tjera brenda kornizës ekzistuese të BE-së. BE ka ofruar mbështetjen këtu e cila duhet të merret me krijimin e një niveli të qarkullimit të mallrave nga të dy palët tani.Të dyja vendet, Kosova dhe Serbia duhet të përballen me sfidën e pashembullt me koronavirusin. Kjo nuk është koha për manovrime politike, por për t’u përqendruar në tejkalimin e krizës shëndetësore’’, shkroi tutje Heldt.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.