UBT

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Kurti nuk i dëgjoi këshillat e miqve, ai po ec vetëm

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ai i Francës, Olivier Guerot, kanë konfirmuar se ka ftohje raportesh mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së.

Ata deklaruan se këtë ia kanë thënë edhe kryeministrit Kurti, që nëse nuk dëgjon këshillat e miqve, atëherë ai është duke ecur vetëm.

Në intervistën e përbashkët dhënë në RTK, ambasadori gjerman deklaroi se kancelari Scholz, presidenti Macron e kryeministrja e italiane, i kanë shkruar Kurtit duke i kërkuar që t’i dëgjojë këshillat.

Por, ai tha se kjo nuk ka ndodhur.

“Nuk është mirë që të ecet vetëm. Që nga viti 1999, kemi qenë përkrah Kosovës dhe Gjermania i ka dhënë edhe një shtytje në Këshillin e Evropës. Si mund të ecë përpara Kosova nëse kemi ftohje raportesh, prandaj ato duhet përafrohen sërish”.

GRANDEMALL

Sipas tij, është e qartë se sot ka ftohje raportesh me Qeverinë e Kosovës.

“Ne bëjmë kërkesa e ato nuk dëgjohen, e kjo nuk i ngroh raportet tona. Prandaj na duhet një burrështetas, e jo një që flet për luftë gjithë kohën”, tha Rohde.

Edhe ambasadori i Francës tha se Kosova duhet të jetë më praktike dhe konstruktive.

“Besoj që Qeveria e Kosovës do të mund të na dëgjonte më shumë që të jetë me pak e vetmuar, kemi qenë miqtë më të mirë dhe besoj që do ta vazhdojmë të jemi”, tha ambasadori francez.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.