ARKATANA

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd: Pozicioni i Berlinit për Kosovën s’do të ndryshojë me qeverinë e re

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Schieb, tha se Berlini do të vazhdojë ta ketë të njëjtin pozicion karshi Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se “gjithçka që është rënë dakord deri më tani në dialogun në Bruksel duhet të ‘zbatohet’”, duke thënë se “kjo vlen edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

“Të dyja palët duhet ta përmbushin pjesën e tyre dhe të gjitha çështjet e tjera të hapura duhet të zgjidhen”, tha Schieb për mediat serbe, i pyetur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Eco Higjiena

“Qëllimi është një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila, natyrisht, do të zbatohet”, tha ai.

I pyetur nëse do të ketë ndryshim në politikën e jashtme të Gjermanisë karshi Serbisë me një ministre të re të jashtme gjermane, ambasadori gjerman tha se “parimet bazë të politikës së tyre do të mbeten të njëjta”.

“Pozicioni ynë për Kosovën gjithashtu do të mbetet i pandryshuar”, theksoi Schieb.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.