Ambasadori i Britanisë: Uroj që Bajrami t’ju sjellë paqe dhe harmoni

Ambasadori i Britanisë në Kosovë Ruairí O’Connell, u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.
“Kam kënaqësinë të shpreh urimet e mia të sinqerta gjithë besimtarëve mysliman që festojnë Fitër Bajramin në Kosovë dhe në mbarë botën.
Uroj që festa e Fitër Bajramit t’ju sjellë paqe dhe harmoni juve dhe familjeve tuaja” ka shkruar Ruairí O’Connell.