RCCOLA

Ambasadori i BE-së: Asociacioni të themelohet pa vonesë, Kosova ka shans t’i afrohet BE-së më shpejt seç mendohet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ambasadori i Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog ka shkruar se Kosova mund të bëjë më shumë për ta përshpejtuar rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE.

Szunyog në një shkrim të publikuar sot ka shkruar se institucionet e Kosovës duhet të zbatojnë reforma “që përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve në Kosovë” dhe se vendi “duhet të arrijë më shumë”, pasi “e ka potencialin”.

“Qeveria është në pozitë të përshtatshme për të marrë vendime strategjike dhe për t’i përshpejtuar reformat: është viti i fundit për arritje para zgjedhjeve”, ka shkruar ai.

Uji Dea

Duke përmendur normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ambasadori i BE-së shkroi se rruga europiane kalon përmes dialogut dhe përmendi rëndësinë e themelimit të Asociacionit pa vonesë, raporton Gazeta Express.

“Ajo që është e rëndësishme të theksohet këtu është se rruga evropiane e Kosovës dhe e Serbisë kalon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Shtetet anëtare të BE-së presin që Kosova dhe Serbia ta zbatojnë Marrëveshjen për rrugën e normalizimit dhe aneksin e zbatimit të saj, pa vonesa apo parakushte. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, shkroi Szunyog.

Ai shkroi se “Kosova ka shansin që t’i afrohet BE-së më shpejt seç mund të mendohet”.