Mobi Casa

Ambasadori Hovenier: Qëllimi i ‘Defender Europe 23’ është të tregohet aftësia e forcave ushtarake për të mbrojtur aleatët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikë në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se një ndër qëllimet “Defender Europe 23” është për të treguar aftësitë e forcave ushtarake të SHBA-së, për të zbarkuar shpejtë për të siguruar aleatët.

Këto deklarata ambasadori i bëri në ceremoninë hapëse të “Defender Europe 23”, transmeton Telegrafi.

“Më vjen shumë mirë që jam këtu me juve. ‘Defender Europe” është ushtrim shumë kombesh i 26 shteteve aleate. Një ndër qëllimet është që të tregohet aftësia e forcave ushtarake të SHBA-së, për të zbarkuar shpejtë trupat, për të mbrojtur aleatët, për të parandaluar ata që mund të kërcënojnë paqen”, theksoi ai.

Ambasadori tha se janë vetëm 4 vjet nga formimi i FSK-së dhe se është i mahnitur me përparimin e ushtrisë.

UBT

Tashmë kemi parë profesionalizimin e FSK-së, jemi të mahnitur me përparimin e FSK-së. Ka reaguar shumë shpejtë në Turki e Shqipëri pas tërmeteve”, pohoi ai.

Tutje, ai tha se do të vazhdojnë ta mbështesin FSK-në.

Theksojmë se, nga data 21 maj deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ushtarak më të madh ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 23”, me ç’rast do të validohem kapacitet e dy regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e po ashtu do të tregojnë shkallën e ndërveprueshmërisë ushtarake përkrah forcave të shteteve partnere. /Telegrafi/