Eko Higjiena

Ambasadori grek në Beograd: Nuk e njohim Kosovën

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ambasadori i Greqisë në Beograd, Giorgos Giakofotakis, ka thënë të enjten se Athina nuk do ta ndryshojë qëndrimin në raport me Kosovën – “nuk do ta njohë atë”, thotë ai.

Gjatë një interviste për Tanjug, ambasadori grek e ka cituar ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendijas, i cili më 3 qershor gjatë vizitës në Serbi ka thënë se “Athina nuk e ndryshon qëndrimin për këtë”.

“Nuk ka presion për ta bërë këtë”, ka thënë Giakofotakis, transmeton Express.

Megjithatë, ambasadori grek ka theksuar se Greqia ka raporte të mira me Kosovën në fushën e ekonomisë dhe atë të tregtisë.

Mobi Casa

“Greqia bashkëpunon me Kosovën në kuadër të organizatave rajonale të Evropës Juglindore”, ka deklaruar ai.

Autoritetet në Kosovë shpesh kanë thënë se Greqia do ta njohë Kosovën. Zyrtarët e lartë grekë vijnë në Kosovë duke e pranuar edhe flamurin e shtetit.

Edhe zyrtarët kosovarë kanë vizita në Athinë. Por njohja s’ka ardhur. Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian (BE) që ende nuk e ka njohur Kosovën, bashkë me Spanjën. Rumaninë, Sllovakinë dhe Qipron. /Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.