Uji Dea

Ambasadori gjerman për situatën në veri: Absurde të rrezikosh një konflikt për targa

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, duke folur për zhvillimet në veri të vendit, tha se kërkohet vullnet politik për të deeskalim të situatës, në mënyrë që të mos shkohet në konfrontim të dhunshëm.

Përmes një postimi në Twitter, Rohde tha se është absurde një konfrontim për targat, ndërsa Rusia po zhvillon luftë brutale kundër Ukrainës.

FITORJA

“Nevojitet urgjentisht vullneti politik për deeskalim dhe kompromise në bazë të marrëveshjeve të Brukselit! Absurde të rrezikosh një konfrontim të dhunshëm për targat ndërkohë që Rusia po zhvillon një luftë brutale kundër Ukrainës me viktima tashmë të panumërta”, shkroi ambasadori gjerman.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për 10 muaj vendimin për konvertimin e targave të veturave nga ilegale të Serbisë në ato RKS. Ndërsa, serbëve iu është kërkuar që të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.