United Hospital

Ambasadori gjerman për koalicionin VV- LDK: Kjo është java vendimtare

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka ritheksuar qëndrimin e tij për krijimin e qeverisë së re. Ai ka përmendur edhe bisedimet për koalicionin ndërmjet LDK’së dhe VV’së, duke e quajtur vendimtare këtë javë.

Përmes një statusi në Twitter, Held ka përmendur bisedimet për koalicion, duke theksuar se Kosova ka nevojë për qeverinë e re.

“Rrezet e diellit po depërtojnë përmes mjegullës e reve. Një ogur i mirë në këtë mëngjes të së hënës për t’i rrumbullakuar me sukses bisedimet për koalicion. Kosova ka nevojë për qeverinë e re, ne të gjithë dëshirojmë që t’i kthehemi punës. Ju uroj fillim të mbarë të kësaj jave vendimtare”, ka shkruar Heldt.

United Hospital

Ndërkaq Heldt edhe para pak ditësh ka kërkuar që qeveria e re të formohet sa më shpejt.

“Mendoj se ekziston numër mjaft i madh i sfidave mjaft premtuese me të cilat mund të përballet qeveria e ardhshme dhe bazuar në këtë ekzistimi i pamjaftueshëm i buxhetit në qoftë se tash po hyjmë në vitin 2020 ose rrezikojmë, cila do të jetë përgjigja. Ju lutem, bëjeni këtë qeveri, formojeni këtë qeveri sa më shpejt që të jetë e mundur, mblidheni Parlamentin dhe qeverinë. Ka mjaftë detyra shtëpisë që duhet bërë”, kishte deklaruar Heldt./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.