UBT

Ambasadori gjerman mirëpret emërimin e Lajçak, kundërshtarit të pavarësisë së Kosovës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Held, e ka mirëpritur emërimin e Miroslav Lajçak nga BE, për dialogun Kosovë – Serbi, duke shkruar se ai do të drejtojë një dialog të strukturuar dhe thelbësor në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, Held thotë se i emëruari i posaçëm i BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të çojë në një zgjidhje gjithëpërfshirëse për të dy shtetet.

Eco Higjiena

“Gjermania mirëpret emërimin e Miroslav Lajcak, që në emër të Bashkimit Evropian do të drejtojë një dialog të strukturuar dhe thelbësor, që çon në zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme. Si përfaqësues i BE’së ai do të të veprojë dhe do të flasë për Gjermaninë dhe të gjithë shtetet anëtare. Mbani në mend Gjermania është Bashkimi Evropian gjithashtu BE është Gjermania”, ka shkruar Held në Twitter, teksa e ka shpërndarë postimin e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Mioslav Lajçak është një politikan shumë i respektuar dhe një diplomat me eksperiencë që gëzon besim të plotë nga BE’ja”, shkroi Borell në Twitter. /Lajmi.net/