UBT

Ambasadori gjerman mesazh Haradinajt: Mos jepni data, nuk dihet kur ndodh liberalizimi

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, ka porositur kryeministrin Ramush Haradinaj dhe liderët e tjerë të mos nguten në lidhje me deklaratat për liberalizimin e vizave, pasi nuk dihet se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave.

Heldt ka thënë sot në Drenas se nuk dihet se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, por që liberalizimi duhet të ndodhë.

“Ajo çka duamë të bëjmë për Kosovën është që duam ta anëtarësojmë në BE, ne nuk e dimë kur do të ndodhë liberalizimi, por do të ndodhë dhe duhet të ndodhë. E di që ka shumë nxënëse që shkojnë në Gjermani, që shkojnë të njihen me bashkëmoshatar, por edhe nga Gjermania që vijnë këtu”, tha Heldt.

FIDANISHTJA

Heldt po ashtu ka thënë se e gjithë Gjermania po bënë shumë që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Me rastin e Ditës së Evropës, komuna e Drenasit ka qenë vendi ku është diskutuar për potencialin e rinisë së Kosovës drejt BE’së dhe promovimin e vlerave të BE’së./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.