Ambasadori gjerman: Kosova t’i përgjigjet me krenari Tribunalit, të mos u frikohet hetimeve

Ambasadori gjerman në Kosovës, Peter Blomeyer, thotë se Kosova dhe Bashkimi Europian janë duke zhvilluar negociata për themelimin e Gjykatës për krimet e luftës. “Mendoj që duhet të presim përfundimin e bisedimeve dhe të shohim zgjidhjen”, ka thënë Blomeyer në një intervistë për RTK’në.
Blomeyer thotë se gatishmëria e Kosovës për të themeluar Gjykatën, do të ishte një tregues i krenarisë që vendi nuk u frikoësohet hetimeve për pretendimet në lidhje me krimet e luftës.
“Të mos i frikësohen hetimeve dhe pastaj gjykata të merret me ato”, ka thënë ambasadori gjerman, duke shtuar veç tjerash se nuk ka rëndësi se ku do të jetë lokacioni i Gjykatës, por do të jenë të rëndësishme procedurat që do të ndjeken për t’ua mundësuar dëshmitarëve të dëshmojnë në ato raste.