Ambasadori gjerman: Fati i viktimave të luftës të mos keqpërdoret për arritje partiake

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka përkrahur protestën e sotme të mbajtur pas skandalit me fotografinë false që publikoi deputetja e PDK-së, Flora Brovina, e ku thoshte se janë pamje të dhunimit të një gruaje gjatë luftës në Kosovë.

Fotografia që Brovina puiblikoi në Kuvend doli të jetë një skenë nga një film pornografik, e shoqëria civile organizua prostestë për keqpërdorimin nga politika të tragjedive të të mbijetuarave seksuale gjatë luftës.

Ambasadori gjerman thotë se e përkrah fuqishëm protestën e sotme dhe se askush nuk duhet të provojë të përfitojë politikisht.

“Përkrahim fuqishëm mesazhin e protestës së sotme në Prishtinë: Fati i viktimave të luftës, e sidomos të mbijetuarve nga dhuna seksuale nuk duhet të keqpërdorët për arritje partiake dhe politike. Respekti për ato që vuajtën është i pari”, ka shkruar Heldt në Twitter.

Më 8 mars të këtij viti, ambasadori gjerman Christian Heldt ishte pjesëmarrës në sponsorizmin e konferencës: T’i japim zë të mbijetuarve të dhunës seksuale në konfliktin në Kosovë bashkë me fondancionin Jahjaga

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).