RCCOLA

Ambasadori gjerman e dënon vrasjen dhe plagosjen e policëve në Veri: Autorët të dalin para drejtësisë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës si dhe plagosjet që kanë ndodhur të dielën në veri të vendit.

Rohde shpërndau postimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili ka kërkuar që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.

”Unë bashkohem plotësisht me deklaratën e kolegëve të mi amerikanë. Autorët e këtij sulmi vrasës kundër zyrtarëve të rendit të KOS-it duhet të dalin para drejtësisë”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.

Uji Dea

Insitucionet e Kosovës vrasjen e kanë cilësuar si sulm të orkestuar nga Serbia.

Po ashtu edhe opozita e kanë konsideruar si sum terrorist ndaj Policisë së Kosovës. /Gazeta Express