ARKATANA

Ambasadori gjerman çuditet me deputetët, ja çfarë thotë për mosvotimin e ligjit për rimëkëmbje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka kritikuar moskalimin e ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvendin e Kosovës për të pestën herë.

Rohde ka shkruar në Twitter është rast unik në Evropë që për të pestën herë Kuvendi të mos miratojë projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se është urgjente që të gjithë akterët të gjejnë kompromis për këtë pasi qytetarët e Kosovës e presin atë.

Fundamenti

“Lufta kundër efekteve negative ekonomike nga pandemia është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon përpjekje të përbashkëtë. Në këtë aspect është mjaft dëshpëruese dhe sipas dijenisë time rast unik në Evropë të shohësh për të pestën herë që në Kuvendin e Kosovës nuk ka marrëveshje për projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Tani çfarë kërkohet urgjentisht nga të gjitha palët është fryma e kompromisit. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë ta presin atë”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka dështuar të kalojë në Kuvendin e Kosovës për të pestën herë radhazi pasi koalicioni qeveritar nuk po i siguron numrat e mjaftueshëm pa përkrahjen e partive opozitare./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.