Mobi Casa

Ambasadori francez mirëpret heqjen e letrave ngjitëse: Lehtësohet jeta e qytetarëve në Kosovë dhe Serbi

/ 1 minutë lexim

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e letrave ngjitëse në targat e Serbisë.

Guerot ka thënë se heqja e stikerëve lehtëson jetën e qytetarëve në Kosovë dhe Serbi. Kjo pasi një vendim të tillë e ka marrë edhe Serbia ditë më parë.

“Nuk ka më nevojë për letra ngjitëse në targat e Kosovës dhe të Serbisë. Mënyrë e mirë për të nisur vitin, duke ua lehtësuar jetën qytetarëve të të dyja vendeve”, ka shkruar ai.

RCCOLA

Ambasadori francez më tej ka thënë se ky është një shembull i mirë për zbatimin e marrëveshjeve të tjera të arritura mes dy vendeve.

Serbia ka vendosur t’i lejojë automjetet me targa RKS të lëvizin lirshëm në territorin e saj nga fillimi i kësaj jave. Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka vendosur në një mbledhje elektronike të enjten që të largohen stikerat nga veturat me targa të Serbisë./Telegrafi/