United Hospital

Ambasadori francez: Me kushtetutë a me ligj, Kosova do ta ketë ushtrinë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kosova ka të drejtë të ketë forca të armatosura nëse dëshiron. Është mundësi dhe e drejtë që i takon në skenën ndërkombëtare si shtet. Duhet që kjo ushtri të themelohet në bashkëpunim me aleatët që kanë ndihmuar në krijimin e FSK-së.

Kështu ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës ambasadori i Francës në Kosovës, Didier Chabert, duke nënvizuar se ushtria do të bëhet, qoftë përmes ndryshimeve kushtetuese, qoftë përmes atyre ligjore.

Uji Dea

“Duhet që të konsultohen të gjitha vendet mike për mënyrën më të mirë të transformimit të FSK-së. Ushtria e Kosovës duhet të jetë ushtri e të gjithëve, edhe e komuniteteve. FSK-ja ka bërë punë shumë të mirë në përfshirjen e tyre”.

“Momenti më i mirë për ta pasur ushtrinë është që të gjitha forcat politike të jenë dakord dhe kjo të bëhet përmes rrugës kushtetuese. Por nëse ky transformim nuk mund të bëhet përmes kësaj rruge, kushtetua parasheh mundësinë e ndryshimit të mandatit përmes ligjit”, tha Chabert. /Klan Kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.