Uji Dea

Ambasadori francez: Kosova ta dërgojë në Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ambasadori francez, Oliver Guerot ka thënë se nëse Kosova do që ta fitojë votën në Këshillin e Evropës, duket të bëjë hap konkret rreth Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Ndër të tjera Guerot thotë se ky hap mund të bëhet nëse Kosova e dërgon draft-statutin e asociacionit në Gjykatë Kushtetuese.

“Presidenti tregoi mbështetjen e palëkundur të Francës ndaj Kosovës që nga ditët e para, që nga viti ‘99 e më tutje, dhe pastaj një mbështetje të palëkundur për integrimin evropian dhe institucionet evropiane të Kosovës, ku Këshilli i Evropës është një prej tyre”, tha si fillim ambasadori francez në Info Magazine të Klan Kosovës.

Eco Higjiena

“Kosova mund të bëjë disa gjëra për të rritur gjasat që ta fitojë këtë votim, dhe ajo që duhet të bëhet dhe për qëndrimin tonë duhet ta bëjë, është që të bëjë hapa konkret drejt themelimit apo krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

“Hap konkret nuk do të thotë krijim i plotë, është një hap, diçka reale, diçka konkrete dhe për mua çka do të thosha, diçka të pakthyeshme, diçka që nuk mund të tërhiqet pasi të jetë kryer kjo punë, ajo që të cilën e kanë të gjithë parasysh, besoj unë, duke iu referuar draft-statutit të asociacionit që BE-ja ka hartuar për ta dërguar atë në gjykatën kushtetuese në përputhje me procedurat e duhura”, tha Guerot.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.