RCCOLA

Ambasadori francez kërkon nga Qeveria e Kosovës të mos e surprizojnë, thekson nevojën e koordinimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ka shpjeguar në “Debat Plus”, se çfarë nënkuptojnë me koordinim dhe pse është i rëndësishëm për ta.

Ai tha se koordinim do të thotë që autoritetet e Kosovës, të mos i zënë në befasi shtetet mike sic janë Franca, Gjermania e shtetet tjera.

Koordinim sipas tij do të thotë që KFOR-i dhe EULEX-i të njoftohen paraprakisht për veprimet e rëndësishme.

“Koordinimi do të thotë menaxhimin e dallimeve potenciale në mendime, që nënkupton të mos i merrni miqtë e tu, aleatët e tu, siç është Franca e Gjermania, dhe të mos i befasoni ata. Ka të bëjë me atë që të bisedoni paraprakisht, do të mundoheni të ulni apo zvogëloni fushëveprimet e dallimeve, kështu e nënkuptojmë koordinimin. Është po ashtu për njoftim shumë më parë me institucionet e BE-së, që quhet EULEX-in, që po bën punë të rëndësishme, bashkë me Policinë dhe KFOR-in që janë përgjejgjëse për të siguruar mjedisin e sigurtë për të gjithë. Ka një vështirësi, nëse këto..dy misione që luajnë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë edhe nëse ato befasohen. Këtë e nënkupton koordinimi”, tha ai.

Fundamenti

Tutje ai e përmendi zbatimin e rregullores së BQK-së, duke thënë se kishte ndikim negativ te serbët në veri të Kosovës.

Po ashtu, sipas tij veprimet e autoriteteve kosovare në veri të vendit mund të shndërrojnë situata problematike.

“Ka ndikim në jetën e përditshme, të qytetarëve të rëndomte të Kosovës që kanë rastisur të jenë serbë. Dhe kur Qeveria merr vendim, qoftë një vendim shumë legjitim, si pjesë e procesit vendimmarrës shikohet ndikimi i atij vendimi te popullata, një nga arsyet që ishim kritikë, në fillim të janarit lidhur me rregulloren e BQK-së, apo zbatimit të vendimit, ka qenë mungesa e vlerësimit të ndikimit te popullata dhe frikësohemi që aktivitetet të fundit në veri do ta kenë të njëjtën ndikim te popullata. Kur njerëzit janë të pakënaqur, ekziston rreziku që të shndërrohen në një situatë që mund të jetë problematike”, tha ai.