GRANDEMALL

Ambasadori Delawie: Shtyrja e çështjes së targave nuk ka kuptim pa marrëveshje

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, beson se thelbi i tensionit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk janë targat, por, siç tha ai, refuzimi i autoriteteve serbe për të njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, pothuajse 25 vjet pas luftës.

Delawie i bëri këto komente në intervistë pë Zërin e Amerikës (në gjuhën serbe), duke thënë se zyrtarët e minoritetit serb janë nën trysninë e qeverisë serbe, e cila kontrollon pjesëmarrjen ose mungesën e tyre në institucionet e Kosovës, për të nxitur reagimin negativ të qeverisë së Kosovës.

Cili është komenti juaj për zhvillimet gjatë ditëve të fundit në lidhje mes Serbinë dhe Kosovën?

Delawie: Mosmarrëveshja në të vërtetë nuk ka të bëjë me targat, por me refuzimin e Qeverisë serbe për të njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, rreth 25 vjet pas luftës së suksesshme të Kosovës për pavarësi.

A mendoni se protesta e minoritetit serb është e arsyeshme?

Delawie: Do të ishte në interesin e serbëve të Kosovës që zyrtarët e tyre të vazhdonin të merrnin pjesë në institucionet qeveritare të Kosovës.

Si e shihni vendimin e serbëve për të pezulluar pjesëmarrjen në qeverinë dhe institucionet e Kosovës?

Uji Dea

Delawie: Zyrtarët e minoritetit serb janë nën trysninë e Qeverisë serbe, e cila kontrollon pjesëmarrjen ose mungesën e tyre në institucionet e Kosovës, për të nxitur reagimin negativ të Qeverisë së Kosovës.

Si e keni parë iniciativën për shtyrjen e vendimit për targat me dhjetë muaj dhe reagimin e qeverisë së Kosovës për të mos e pranuar atë?

Delawie: Një shtyrje do të kishte më shumë kuptim nëse do të ishte pjesë e një marrëveshjeje që të dyja palët të binin dakord ta zbatonin.

A keni njohuri për propozimin franko-gjerman për dialogun dhe si mund të kontribuojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes?

Delawie: Jo, nuk kam njohuri. Megjithatë, kam besim si në aftësinë ashtu edhe në motivimin e qeverive franceze dhe gjermane për të hartuar një iniciativë të re për të zgjidhur një nga pengesat më të rëndësishme që qëndron në rrugën e paqes së vërtetë në Evropën Juglindore.

Çfarë pasojash do të krijonin tensionet e reja ndaj dialogut?

Delawie: Tensioni nuk kontribuon në përparimin e dialogut. Pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia e ka rritur nivelin e tensionit në të gjithë Evropën. Është detyrë e qeverive të Serbisë dhe Kosovës që të punojnë drejt uljes dhe jo rritjes së tensioneve. Popujt e Ballkanit Perëndimor në Kosovë dhe Serbi meritojnë një të ardhme evropiane. Ata mund të kenë një të tillë vetëm nëse udhëheqja e të dyja vendeve vendos paqen dhe zhvillimin politik dhe ekonomik si qëllim të tyre. /VOA

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.