Ambasadori Delawie përsëri i shqetësuar me hedhjen e gazit lotsjellës

Ambasadori Greg Delawie përsëri ka shprehur shqetësimin rreth hedhjes së gazit lotsjellës në Kosovë.“Sërish i dëshpëruar që opozita e ka bllokuar një proces në Kuvend. Besoj që opozita dëshmoi se mund të ketë debat”, ka thënë Delawie.
Ai gjithashtu ka shtuar se SHBA-të, kanë besim në demokracinë e Kosovës.
Veç kësaj ai ka thënë se sërish u jep mbështetjen institucioneve dhe popullit të Kosovës, duke përshëndetur Policinë e Kosovës dhe sigurimit për punën që po e bëjnë. /Telegrafi/