Fundamenti

Ambasadori Delawie përgëzon Doganën e Kosovës për punën e bërë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjatë takimit të ambasadorit amerikan, Greg Delawie, me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Lulzim Rafuna, është diskutuar në lidhje me punën dhe të arriturat e doganës në zbatimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit, transmeton zeri.info.

Drejtori Rafuna e ka çmuar ndihmen e ambasadës amerikane të dhënë për Doganën e Kosovës, me ç’rast e ka njoftuar me punën që po e bënë ky institucion.

“Ambasadori nuk është vetëm ambasador, por është edhe një mik i madh i doganës. ShbA-të kanë investuar mbi tre milion euro në Doganën e Kosovës. E njoftova ambasadorin për rritjen dhe në të hyrat e doganës. Po ashtu e kam njoftuar ambasadorin në luftimin e kontrabandës dhe inforamlitetit”, ka thënë Rafuna.

FIDANISHTJA

Ndërsa, ambasadori Delawie e ka vlerësuar lartë punën e bërë nga Dogana e Kosovës në zbatimin e ligjit si dhe ka premtuar mbështetje të mëtutjeshme për këtë institucion. “Sot është treguar puna e shkëlqyer që e bënë dogana e Kosovës.

Puna e doganës së Kosovës e tregon drejtpërsëdrejti zhvillimin e Kosovës. Unë sot e pashë se si zbatohet ligji këtu. Teknologjia më e mirë të ishte përdorur këtu nuk e bënë punën më mirë siç e bënë Dogana e Kosovës. Dogana e Kosovës ka siguruar përafërsisht 70 për qind të të hyrave në buxhetin e Kosovës. Unë e kam për qëllim që të punoj me grupin tim të ambasadës dhe do të vazhdoj në përkrahje të doganës”, ka thënë ambasadori Delawie. /Zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.