ARKATANA

Ambasadori Delawie, i zhgënjyer me Kuvendin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Gelawie, tha se ndjehet i zhgënjyer që Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të përfundojë punën, sa i përket përzgjedhjes së gjyqtarëve vendor për Gjykatën Kushtetuese.

Ai këto komente i bëri përmes rrjetit social Twitter, ku gjithashtu i uroi mirëseardhje dy gjyqtarëve të rinj, në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

“Mirë se vini dy gjykatësit e rinj të Gjykatës Kushtetuese. I zhgënjyer nga Kuvendi i Kosovës, që nuk arriti t’i përfundojë punimet e tij… Ruajtja e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe rifillimi i procesit ASAP, shumë të rëndësishme”, ka shkruar ambasadori Greg Delawie në Twitter, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë tre gjykatësit për Gjykatën Kushtetuese.

UBT

Në raundin e dytë në garë ishin Remzije Istrefi-Peci, Nexhmi Rexhepi, Safet Hoxha, Shkëmb Manaj, Hajzer Salihu dhe Vigan Qorroli, ku asnjëri nga ta nuk arriti të marrë votat e nevojshme.

Në votimin e parë Kuvendi ka zgjedhur dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Radomir Laban nga komuniteti serb është zgjedhur me 71 vota dhe Bajram Latifi nga komunitetet tjera jo shumicë është zgjedhur me 58 vota. /Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.