United Hospital

Ambasadori Chabert vizitoi gjimnazin “Zenel Hajdini”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ambasadori Chabert, duke u përgjigjur pyetjeve të shumta të gjimnazistëve gjilanas, theksoi se njerëzit e Kosovës mund t`i japin Europës shumë, duke ruajtur vlerat e tyre dhe duke i ndarë me të tjerët.

Pas takimit me kryetarin Lutfi Haziri, ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka vizituar sot gjimnazin “Zenel Hajdini”, me ç’rast mbajti një ligjëratë me temën “Integrimet europiane”.

Ambasadori Chabert, duke u përgjigjur pyetjeve të shumta të gjimnazistëve gjilanas, theksoi se njerëzit e Kosovës mund t`i japin Europës shumë, duke ruajtur vlerat e tyre dhe duke i ndarë me të tjerët.

Mobi Casa

Pas ligjëratës, drejtoresha e Arsimit të Gjilanit, Shqipe Kastrati dhe drejtori i gjimnazit “Zenel Hajdini”, Sami Hoxha, e njoftuan ambasadorin francez për rrjedhën e punës në shkollë dhe për arsimin gjilanas në përgjithësi.

Kastrati Haziri ka përmendur takimet e zhvilluara me përfaqësues të ambasadës franceze dhe për planet e vazhdimit të takimeve, për të siguruar mbarëvajtje të të mësuarit të gjuhëve të huaja, përfshirë edhe gjuhën frënge, që ka një traditë të gjatë të mësuari në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.