Uji Dea

Ambasadori çekë personalisht i ndanë mirënjohje nxënësit nga Pograxha Lirim Rexhepit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ambasadori çek Ivo Silhavy ka qëndruar në fshatin Pograxhë personalisht për t`ia dhuruar mirënjohjen nxënësit të talentuar Lirim Rexhepit i cili kishte marrë pjesë në një ekspozitë ndërkombëtare të arteve të bukura të organizuar në Lidice të Çekisë.

Më 20 nëntor në shkollën fillore”Liria”, të Pogragjës së Gjilanit, ka qëndruar Ambasadori i Republikës çeke zoti Ivo Silhavy i shoqëruar edhe nga konsulli zoti Pur, të cilët kishin ardhur enkas për t’ia dorëzuar edhe simbolikisht mirënjohjen nxënësit (piktorit të ri) , Lirim Rexhepit, me rastin e pjesëmarrjes në ekspozitën ndërkombëtare të arteve të bukura për fëmijë edicioni i 42, në Lidice të Çekisë, të mbajtur nga data, 29 maj deri me 31 nëntor 2014.

Të pranishmëve ju shprehu mirëseardhje drejtori i shkollës Mustafë Shabani, i cili tha se jemi të nderuar dhe krenar për arritjen e nxënësit, Lirim Rexhepi, i cili përfaqësoi jo vetëm shkollën tonë, por ai përfaqësoj Kosovën me sukses me pikturën e tije të bukur në këtë ekspozitë me karakter ndërkombëtar.

Shabani ka thënë se Kosova ka talent në fushën e artit, e poashtu i dëshirojmë lirimit suksese të mëtutjeshme dhe pjesëmarrje në edicione tjera.

Ndërkaq ambasadori çekë, tha se kjo ekspozitë e nxënësve apo fëmijëve për herë të parë hapet në vitin 1967 , për t`i nderuar të gjithë viktimat e fëmije çekë të fshatit Lidice, të rënë nga nazizmi Gjerman sikur fëmijët tjerë të cilët kanë vdekur në luftëra dhe në vitin 1973, ajo bëhet ndërkombëtare.

Uji Dea

Gjithashtu ekspozita do të bartet në te gjitha qytetet e Çekisë, dhe të gjithë qytetarët çekë do të kenë mundësi t`i shikojnë punimet, pra edhe të Lirimit poashtu.

Ambasadori çekë tha se për herë të parë mori pjesë edhe Kosova, dhe ne jemi shumë të lumtur.”Për këtë arsye ne jemi këtu për t`ia ndarë këtë mirënjohje Lirimit, e në veçanti kjo meritë shkon edhe për arsimtarin e lëndës së artit, zotin Arian Rexhpi, i cili me punën e tije, arriti t`i motivoj nxënësit të marrin pjesë në këtë event”.

Ai shtoi se 20.000 punime nga mbar bota aplikuan, por vetëm 600 punime u pranuan nga 69 shtete të ndryshme të botës, me temën ”Bujqësia Familjare, ose Kopshti ynë, dhe peizazhi”.

Në fund Artisti dhe pedagogu Arian Rexhepi i dhuroi një pikturë ambasadorit të Çekisë./rajonipress/