Eko Higjiena

Ambasadori britanik: Zgjidhja e situatës në veri kërkon durim, organet e rendit të lejohen të kryejnë punën e tyre

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se zgjidhja e situatës në veri të Kosovës, kërkon durim dhe veprime të qeta.

Ai ka thënë se duhet lejuar Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe EULEX-in që të bëjnë punën e tyre.

“Zgjidhja e situatës së vështirë dhe të rrezikshme në veri kërkon durim dhe veprime të qeta. Është e rëndësishme që t’i jepet kohë dhe hapësirë për të gjetur zgjidhje afatgjata për të mirën e të gjithë qytetarëve. Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe pa u shqetësuar për prioritetet politike”, ka shkruar Abbott.

Kujtojmë se disa nga rrugët në veri të Kosovës, për të 11 ditë më radhë vazhdojnë të jenë të bllokuara si pasojë e barrikadave që janë vendosur nga grupe kriminale.

Fundamenti

Vendosja e barrikadave u bë më 10 dhjetor, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka arrestuar më 10 dhjetor ish-policin serb, Dejan Pantiq, nën akuzat se ka marrë pjesë në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Sulmet, për të cilat akuzohet Pantiq, kanë ndodhur derisa KQZ-ja po përgatitej për zgjedhjet lokale në veri – fillimisht të parapara për 18 dhjetor, por që më pas janë shtyrë për në prill të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.