Fundamenti

Ambasadori britanik: Të zgjidhen problemet, është dhënë gjak për institucionet e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, thotë se për krijmin e institucioneve të Kosovës, është derdhur gjak.Për këtë arsye, ai bën thirrje që debati për tejkalimin e situatës të zhvillohet në Kuvend dhe në institucione.

Ambasadori britanik O’Connel, kërkon tejkalimin e krizës politike në vend në mënyrë që t’i hapet rruga zhvillimit të integrimeve europiane.

Uji Dea

O’Connel, ka një mesazh në gjuhën shqipe për të gjithë liderët.

“Kanë dhënë gjak për të krijuar institucionet. Kuvendi, Zyra e Presidentit duhet të përdoren për të zgjidhur problemet, por jo me dhunë”, thotë ai në emisionin “Zona B”.