Uji Dea

Ambasadori britanik: Ruani demokracinë që e keni fituar me shumë mund

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruari O’Connell përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, i ka dhënë përkrahje Kuvendit të Kosovës, pasi sipas tij, është një institucion që përfaqëson demokracinë e fituar me shumë vështirësi.

Diplomati britanik bashkë me kolegët e tij ambasadorë në Kosovë, atë të SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, ka pasur një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ku është biseduar rreth gjendjes politike në vend, pas ngjarjeve të djeshme në seancën plenare.

RCCOLA

“Bashkë me kolegët tjerë diplomatik e takova sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës për të shprehur përkrahjen time për Kuvendin e Kosovës, si një institucion që përfaqëson demokracinë e Kosovës të fituar me punë të vështirë. I takon popullit të Kosovës që të vendosin për liderët e Kosovës, Qeverinë dhe partitë politike. Por, si një ndjekës i demokracisë evropiane, Britania e Madhe përkrah vlerat demokratike në Kosovë”, shprehet ambasadori. /Telegrafi/