GRANDEMALL

Ambasadori britanik: Më vjen keq që ende ka kriminelë në politikë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Amabasadori britanik, Ruairí O’Connell, duke folur për problemet në fushën e sundimit të ligjit, ka thënë se në Kosovë është ndërtuar një kulturë e pandëshkueshmërisë dhe ka shprehur shqetësim për korrupsionin e madh që ka përfshirë zyrtarë të lartë.

“Më vjen keq se kriminelë ende ka në politikë…”, ka thënë ai në emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK, duke iu referuar rasteve të aktakuzave dhe dënimeve të shqiptuara nga drejtësia, por të cilët individë ende vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre.

Ambasadori britanik ka vlerësuar se është e papranueshme që Këshilli Prokurorial funksionon me anëtarë pa mandat, dhe po ashtu ka ngritur shqetësime për Këshillin Gjyqësor, i cili ka ndërruar rrugës kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve për gjykatës.

O’Connell ka thënë se monitorimi i Institutit të Kosovës për Drejtësi ka identifikuar shkelje të ligjit nga prokurorët dhe gjykatësit, të cilët nuk janë mbajtur përgjegjës dhe kjo sipas tij paraqet shqetësim serioz.

Uji Dea

Mungesa e transparencës së prokurorive dhe gjykatave për të ofruar qasje në dokumentet që janë të qasshme sipas ligjit, sipas O’Connell, paraqet shqetësim serioz.

Ai ka kërkuar “dritë” për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e gjykatësve dhe prokurorëve.

Në këtë drejtim, ai ka përkrahur idenë që Zyra e Prokurorit Disiplinor të kalojë edhe tek Ministria e Drejtësisë, gjithnjë duke u siguruar që të funksionoj si institucion i pavarur.

Ambasadori O’Connell ka thënë se është koha kur duhet të përfundojnë premtimet dhe të dëshmohen rezultate konkrete të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.