Fundamenti

Ambasadori britanik: Marrëveshja ka përcaktuar se ku ndodhet kufiri, jo ku duhet të jetë kufiri

/ 3 minuta lexim

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka shkruar në rrjetet sociale për Demarkacionin që pritet të shqyrtohet nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ruairi O’Connell thekson se “Çështja e demarkacionit të kufirit është çështje bilaterale në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Askush nuk i ka kërkuar Kosovës të ndryshojë kufirin e saj me Malin e Zi. Askush nuk e ka detyruar Kosovën të jap tokë. Marrëveshja konfirmon kufijtë aktual; demarkacioni përcakton ku ndodhet kufiri, jo ku ‘duhet’ të jetë.”shkruan Gazeta Express.

Ja shkrimi i plotë i ambasadorit britanik:

Korrupsioni dhe Nepotizmi janë kancer që e shkatërrojnë Kosovën. Kultura e pandëshkueshmërisë ende i lejon politikanët e lartë të vazhojnë me krimin. Nëse kjo vazhdon, do të shkatërrojë shtetin. Unë e kuptoj pse qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin në institucionet e tyre. Dhe kjo është arsyeja pse ne po punojmë kundër këtyre çështjeve.

Fundamenti

Dhuna politike shkatërron shtetin poashtu. Kosovarëve me siguri ju kujtohet, më mirë se mua, dhuna politike dhe vrasjet e pas luftës, si dhe kaosi dhe frika që ishte shkaktuar në Kosovë. Duke i deklaruar njerëzit tradhtarë dhe armiq të shtetit sepse ata nuk pajtohen me ju, do të dëmtojë diskursin politik. Do të dëmtojë liritë për të cilat Kosova luftoi për aq kohë. Duke kërcënuar dhe duke përdorur dhunë do ta kthej Kosovën prapa në ditët e errëta të vrasjeve politike. Duke i akuzuar fqinjët tuaj që po përpiqen t’ju marrin tokë, do ta lë Kosovën pa miq (dhe meqë ra fjala ratifikimi i kufijve zakonisht e forcon miqësinë në mes të shteteve).

Çështja e demarkacionit të kufirit është çështje bilaterale në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Askush nuk i ka kërkuar Kosovës të ndryshojë kufirin e saj me Malin e Zi. Askush nuk e ka detyruar Kosovën të jap tokë. Marrëveshja konfirmon kufijtë aktual; demarkacioni përcakton ku ndodhet kufiri, jo ku ‘duhet’ të jetë. Por, Kosova është shtet Sovran, I pavarur dhe është e drejtë që Kuvendi i Kosovës të vendosë a duhet ta ratifikojë marrëveshjen. Eshtë përgjegjësi e juaj.

Shpresoj që debati, protesta dhe votimi nesër do të zhvillohen në frymë të hapur, duke lënë mënjanë dhunën që ka karakterizuar këtë çështje deri më tani.