FITORJA

Ambasadori britanik: Kosova votoi për ndryshim, tash pret qeverinë e re

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abott, ka vlerësuar zgjedhjet e 6 tetorit, duke thënë se ato kanë qenë të organizuara mirë dhe sipas tij një gjë e tillë tregon se demokracia në Kosovë është rritur.

“Kosova ka mbajtur të dielën zgjedhje parlamentare të qeta dhe të organizuara mirë. Kjo tregon se demokracia në Kosovë është duke u rritur”, ka thënë ambasadori britanik.

Abott ka thënë se rezultati i zgjedhjeve ka treguar se kosovarët kanë votuar për ndryshim dhe ka shtuar se po presin formimin e një qeverie të re dhe stabile, që e presin procese të mëdha.

“Rezultatet janë të qarta. Kosova ka votuar për ndryshim, dhe tash pret formimin e një qeverie të re dhe stabile, që do të mund të merret me çështjet e rëndësishme me të cilat është duke u ballafaquar vendi. Unë mezi pres bashkëpunimin me qeverinë e re”, ka shkruar Abott.

ARKATANA

Në këtë reagim për zgjedhjet ai ka vlerësuar lartë edhe punën e KQZ’së, duke qenë se janë publikuar në mënyrë shumë të shpejtë rezultatet e numërimit të votave dhe se procesi ka qenë transparent.

“Unë përgëzoj dedikimin dhe profesionalizmin e Këshillit Qëndror të Zgjedhjeve, të cilin e kanë vërejtur edhe vëzhguesit e Ambasadës Britanike kudo në vend. Ishte shumë mirë të shihje rezultatet paraprake të publikoheshin me aq shpejtësi në ueb faqen e KQZ-së, që bëri procesin të jetë edhe më transparent”, ka shtuar tutje.

“E mirëpres deklaratën e sotme të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, dhe ndaj mendimin se zgjedhjet kanë qenë të administruara mirë. Por jam i brengosur me kërcënimet gjatë fushatës në disa pjesë të Kosovës të banuara me popullatë serbe”, ka përfunduar Abott./GazeataExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.