Ambasadori britanik kërkon të mos bisedohet për Trepçën në Bruksel
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë se kombinati “Trepça” nuk duhet të jetë temë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por problemi i saj të zgjidhet brenda Kosovës, raporton KTV.
“Ajo që është në territorin e Kosovës, është aset i Kosovës. ‘Trepça’ nuk duhet të jetë temë e dialogut në Bruksel”, ka deklaruar Cliff gjatë një ligjërate në një universitet në Prishtinë, përcjell Koha.net.
Sipas ambasadorit britanik, për zgjidhjen e çështjes së “Trepçës” duhet të ketë komunikim me menaxhmentin në Zveçan, përmes procesit të komunikimit me të gjitha palët e interesit.


