UBT

Ambasadori britanik ka një porosi për qeverinë e re

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i sapozgjedhur, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell.

Me këtë rast, ambasadori britanik shprehu mbështetjen e Britanisë për Qeverinë ere të drejtuar nga Haradinaj.

Ai tha se është shumë e rëndësishme që të fillojë puna konkrete, sidomos në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit, raporton Ekonomia Online.

“E kam theksuar prapë që Kosova dhe Britania ka interes të përbashkët, që ne dëshirojmë të shohim një Kosovë stabile, prosperuese me sigurinë. Është shumë e rëndësishme që puna konkrete të fillojë. Ne kemi interes sidomos në fushat e ekonomisë dhe sundimit të ligjit dhe i kam ofruar qeverisë mbështetjen e qeverisë britanike”.

Fundamenti

Ndërsa, zëvendëskryeministri, Hoxhaj, falënderoi ambasadorin për vizitën si dhe tha se bashkëpunimi me Ambasadën Britanike do të vazhdojë edhe më tutje.

“Vizita ishte pas marrjes së pozitës së re dhe e informova për pritjet që mund të ketë nga qeveria e re meqë ne kemi humbur shumë kohë”.

“Këto tre muajt e fundit, meqë vendin e presin sfida të mëdha dhe meqë neve do të duhej ta kemi një shpejtësi dhe një dinamik të re këto ishin temat me të cilat biseduam”, tha Hoxhaj, për Ekonomia Online.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.