Eko Higjiena

Ambasadori britanik: Jemi miqtë e Kosovës në ndjekjen e së ardhmes së begatë drejt Evropës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ambasadori i ri britanik, Jonathan Hargreaves, i është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një video-mesazh, duke thënë se është shumë i lumtur që tash do të jetojë në një vend kaq frymëzues si Kosova.

Përderisa zbraz valixhen, ambasadori nxjerrë një fanellë të Kombëtares së Kosovës dhe një suvenir të monumentit “Newborn”.

Më pas ai fillimisht e prezanton veten në gjuhën shqipe, më pas në gjuhën angleze thotë se ka për herë të fundit në Kosovë ka qenë në vitin 2001.

RCCOLA

Ambasadori Hargreaves thotë se ka ëndërruar që të kthehet të ardhmen në një Kosovë paqësore, të begatë dhe të sigurt.

“Përshëndetje, unë jam Jonathan Hargreaves. Unë sapo kam arritur në Kosovë si ambasador i ri i Mbretërisë së Bashkuar. Është nder i madh. Unë jam shumë i lumtur që do të jetoj në këtë vend kaq frymëzues! Mezi pres të ju njoh juve. Unë dhe familja ime jemi të emocionuar të eksplorojmë malet e mrekullueshme të Kosovës dhe fshatrat, sportet, artet dhe kulturën e vendit. Ne tashmë e dashurojmë ushqimin dhe pijet. Mbi të gjitha, dua t’i njohë të gjitha komunitetet e Kosovës dhe të admiroj kulturën shumë shtresore dhe të larmishme të Kosovës. Për herë të parë në Kosovë erdha në vitin 2001 kur isha duke punuar në Departmentin e Mbretërisë së Bashkuar për Zhvillim Ndërkombëtar. Sigurisht, në atë kohë shumë njerëz ishin në traumë të thellë. Institucionet e Kosovës udhëhiqeshin nga zyrtarë lokalë e ndërkombëtarë dhe e ardhmja e Kosovës mbeti e pasigurt. Në anën tjetër, edhe atëherë kafeja ishte e shkëlqyer dhe njerëzit ishin të lezetshëm, të vendosur dhe të gatshëm. Dhe kam ëndërruar që të kthehem në të ardhmen në një Kosovë paqësore, të begatë dhe të sigurt. Kështu që është kënaqësi të jem sot këtu, dhe nuk është befasi që në vitet pas vizitës sime të parë Kosova ka bërë progres të mahnitshëm drejt të qenit shtet modern, demokrativ, evropian dhe multietnik”, tha ai ndër të tjerash.

Në fund, ambasadori Hargreaves tha edhe disa fjalë në shqip.“Është privilegj i madh që të jem këtu të përfaqësoj Madhërinë e tij Mbretin dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar duke formuar të ardhmen së bashku. Faleminderit për mikpritjen tuaj. Shihemi së shpejti!”, tha ai.