RCCOLA

Ambasadori britanik: Jam i trishtuar nga dhuna në Kuvendin e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka thënë se është i trishtuar nga dhunë e vazhdueshme në Kuvendin e Kosovës.

Më poshtë është postimi i plotë i ambasadorit Ruairí O’Connell:

“Unë jam i trishtuar nga dhuna e vazhdueshme në Kuvendin e Kosovës.

Mobi Casa

Kosova ka shumë sfida. Dhuna e vazhdueshme ndaj institucioneve dhe përpjekjet për të imponuar vullnetin politik me forcë nuk i zgjidhë problemet e Kosovës. Krijon thjeshtë më shumë. Përdorimi i dhunës për qëllime politike qëndron kundër çdo kuptimi të demokracisë. Ai dëmton Kosovën.

Unë i mbështes përpjekjet e vazhdueshme për të zgjidhur këtë bllokadë përmes dialogut. Unë shpresoj dhe pres që autoritetet e Kosovës do të sigurojnë se procesi ligjor dhe të drejtat e njeriut respektohen. Unë shpresoj se të gjitha palët do të respektojnë demokracinë që Kosova ka punuar aq shumë për ta ndërtuar”, ka shkruar O’Connell në profilin e tij në Facebook.