RCCOLA

Ambasadori britanik: Disa qeveritarë kanë bërë pasuri ekstreme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell sot gjatë ditës ka bërë deklarata të forta për politikanët kosovarë të cilët sipas tij kanë bërë pasuri ekstreme. Ai ka thënë se këta politikanë janë vënë në shërbim të vetvetes, por sipas tij, ka edhe të atillë që ndjejnë neveri ndaj korrupsionit.Ja çfarë ka thënë diplomati britanik në tryezën e sotme ku është debatuar për korrupsionin.

UBT

Unë jam njeri i thjeshtë. Më pëlqen të them të vërtetën. Ka shumë politikanë në Kosovë të cilët ndiejnë neveri ndaj korrupsionit. Kjo është e vërtetë. Por, fakti i pasurimit ekstrem i deritashëm i disa pushtetmbajtësve shpalon në mënyrë fare të hapur dhe të qartë se fuqia pasuruese i ka vënë ata në shërbim të vetin. Unë ende besoj se strukturat e Kosovës duhet por edhe mund të zbatojnë drejtësinë dhe të luftojnë korrupsionin. Nëse njerëzit duan ndryshim atëherë ata duhet ta kërkojnë ndryshimin. Ata duhet ta bëjnë ndryshimin.’ – Ambasadori O’Connell gjatë tryezës “Lufta kundër korrupsionit në Kosovë: dështimet dhe progresi”./express/