FITORJA

Ambasadori amerikan, shpresa e vetme për një VETTING

/ 10 minuta lexim
Fundamenti

Analistët dhe njohësit e fushës së sundimit të ligjit, duke parë dështimet e deritanishme në këtë sistem, të vetmen shpresë për një reformë të thellë dhe mundësinë për ta iniciuar edhe Ligjin VETTING e shohin tani tek ardhja në detyrë e ambasadorit të ri amerikan, Philip Kosnett, i cili shpresohet që do ta ketë prioritet reformën në drejtësi në Kosovë, edhe me bërjen e Ligjit të Vetting-ut.

Kapiti: Drejtësia dhe politika kosovare, të kapura nga krimi, hajnia dhe korrupsion

“Le të themi se është shpresa e vetme dhe e fundit për të nxitur reformimin e sistemit të degraduar të drejtësisë ardhja e ambasadorit të ri amerikan, Philip Kosnett, i cili do të kishte prioritet reformën përmes Vetting-ut në sistemin e drejtësisë, që do të ishte sikur një Donald Lu që nuk bëri kompromis për Vetting-un në sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe që Vetting-u atje po jep rezultate”, thotë analisti Naim Kelmendi për “Kosova Sot”

Analistët dhe njohësit e fushës së sundimit të ligjit, duke parë dështimet e deritanishme në këtë sistem, të vetmen shpresë për një reformë të thellë dhe mundësinë për ta iniciuar edhe Ligjin VETTING e shohin tani tek ardhja në detyrë e ambasadorit të ri amerikan, Philip Kosnett, i cili shpresohet që do ta ketë prioritet reformën në drejtësi në Kosovë, edhe me bërjen e Ligjit të Vetting-ut.

Sipas analistit Blerim Burjani, ligjërues i së drejtës, një infuzion në këtë proces nga SHBA-të përmes ambasadorit të ri do të ishte shumë i mirëseardhur, sepse drejtësia kosovare duket sikur është futur në rrugë pa krye. “Drejtësia është në udhëkryq të madh, që e përcjell padrejtësia, kjo është problematike në Kosovë, sepse deri më tani kanë bërë vetëm ligje koti nuk po zbatohen. Madje nuk zbatohen as udhëzimet administrative e lëre më ligjet në fushën e drejtësisë, ku kemi përplot probleme të natyrave të ndryshe, deri tek ato nepotiste. Kemi përplot avokat pa etikë e dinjitet, po ashtu edhe gjyqtarë e prokurorë, prandaj pa një reformë të plotë kadrovike dhe pastrim përmes VETTING-ut të njerëzve që punojnë në këtë sektor s’ka gjë”, u shpreh ai.”Ndoshta ambasadori i ri amerikan do të jetë më energjik në funksionimin e drejtësisë në Kosovë, do të jetë më shumë i përkushtuar, edhe pse realisht këtë vetë duhet ta bëjnë kosovarët, pra nuk duhet pritur vetëm të tjerët që t’i detyrojnë vendorët të bëjnë diçka. Një fakt është i ditur se deri më tash askush nuk është dënuar nga njerëzit e fuqishëm politikë apo njerëz të partive politike dhe këtë e ka vërejtur kaherë edhe BE-ja, prandaj s’po ka gatishmëri as për liberalizim të vizave”, tha Blerim Burjani për “Kosova Sot”

Kelmendi: Sistemi i drejtësisë në kolaps Pritje pozitive për të ndikuar në këtë proces nga ambasadori i ri amerikan ka edhe prof. Muhamet Kelmendi. “Sistemi i drejtësisë, por jo vetëm ky, sidomos edhe organet për të mbrojtur rendin dhe sistemin, kanë dështuar dhe janë duke mos e kryere punën si duhet. Kjo flet vetë në fushën e sovranitetit dhe të integritetit, në këtë fushë ku pothuajse mbi 20% e territorit gjendet jashtë kontrollit të organeve të tilla. Dështime kemi në SHIK. Sidomos tash pas shkuarjes së Shpend Maxhunit në pozitën e drejtorit ai sistem pothuajse është inekzistent. Kudo në Policinë e Kosovës kemi çrregullime të mëdha. Aty janë njerëz të vendosur, por të papërgatitur, apo me të kaluar të dyshimtë, si dhe të kapur nga politika. Gjendja po ashtu e rëndë është edhe në prokurori dhe në të gjitha gjykatat e vendit. Sistemi i tillë i ç’organizuar dhe i diktuar nuk ka arritur të ruajë rendin dhe sovranitetin e shtetit. Kemi dështime pas dështimeve”, theksoi ai për “Kosova Sot”.

ARKATANA

Edhe sipas Kelmendit koha është për VETTING. “I theksova vetëm një numër shumë të vogël të fakteve, që provojnë domosdonë e futjes në zbatim te VETTING-ut. Dhe, po që se i marrim dështimet në luftimin e korrupsionit dhe të krimit, qoftë nga pozitat e pushtetit shtetëror, qoftë nga subjektet ekonomike private, domosdoja e spastrimit të sistemit është e lartë. Nuk mund të ecë vendi me kuadro të dyshimta, të shantazhuar dhe nën korrupsion. Ata duhet larguar nga sistemi. E kjo bëhet vetëm me VETTING”, tha prof. Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”. “Kam përshtypjen se shpresa e vetme, për sistemin e drejtësisë në Kosovë, është ardhja e ambasadorit të ri amerikan Philip Kosnett, i cili shpresohet që ta ketë prioritet reformën në drejtësi në Kosovë, me bërjen e Ligjit të Vetting-ut. Dhe, gjithsesi është momenti i fundit që të pastrohet me VETTING politika e drejtësisë, sepse pa reformimin e gjyqësorit, prokurorisë, policisë dhe institucioneve tjera, por edhe tërë klasës politike, nuk do të ketë sundim të ligjit në Kosovë, tha analisti Bislim Aliu. Sipas tij, vetëm pas një VETTING-u nën kontroll 100% të SHBA-ve dhe BE-së do të shihnim prokurorë të guximshëm e profesionalë, që nuk do ta kishin fare të vështirë të nxirrnin në bankën e të akuzuarave edhe “peshqit e mëdhenj”.

KAPITI: VETËM VETTING-U I DREJTËSISË DHE I POLITIKËS DO TA MUNDËSONTE NDËRTIMIN E SHTETIT LIGJOR Sipas njohësit të kësaj fushe, Skënder Kapiti, këtë proces, pra VETTING-un dhe reformën e thellë në drejtësia, do të duhej ta fillonte vetë shoqëria kosovare dhe të mos presë urdhra nga ndërkombëtarët, por vetëm mbështetje miqësore, këshillim dhe ekspertizë profesionale.”Shoqëria kosovare tashme është ndërgjegjësuar besoj se vetëm VETTING-u i drejtësisë dhe i politikës do ta mundësonte ndërtimin dhe funksionimin e shtetit modern dhe ligjor të Kosovës. Por shoqëria kosovare është edhe e ndërgjegjësuar se VETTING-u në Kosovë ka si armiq më të mëdhenj dhe realë si drejtësinë ashtu edhe politikën kosovare, pasi ato janë të kapura nga krimi, hajnia dhe korrupsioni i tyre. Është ndërgjegjësuar besoj tashme shoqëria kosovare se pa një lëvizje të gjerë nga ana e saj, si një lëvizje antikrim, antipolitike dhe anti-drejtësi të kriminalizuar dhe të korruptuar nuk mund të vijë VETTING-u në mënyrë të vetvetishme dhe duke pritur në përgjumje se këtë do ta bëjnë SHBA dhe BE”, u shpreh ai.”Pra, shoqëria kosovare duhet të shkundet dhe të zgjohet nga përgjumja dhe të mos pres se VETTING-u do të bëhet vetvetiu kur aq më tepër dihet se ai ka armik të madh politikën dhe drejtësinë aktuale. Shoqëria kosovare duhet të veprojë e të protestojë në emër dhe për VETTING-un e drejtësisë dhe atëherë edhe do të vijë ndihma dhe përkrahja nga SHBA-ja për ta detyruar politikën dhe drejtësinë në Kosovë që të miratohet VETTING-u. Pra, duhet ta duam veten së pari, duhet të zgjohemi dhe të lëvizim vetë se pari e pastaj të vijë ndihma nga aleati ynë SHBA, sepse duke lëvizur, protestuar e kërkuar atëherë e marrin vesh edhe SHBA-ja se çfarë kërkon shoqëria kosovare”, vijoi më tej Kapiti.”Nuk janë të mjaftueshme vetëm ankesat, por vendimtare për zgjidhjen e tyre janë lëvizja dhe protestat kundër atyre prej të cilëve popullit i vijnë të këqijat, dëmet dhe padrejtësitë. Pra, është koha për veprim dhe duhet të veprojë shoqëria kosovare me protesta e mosbindje civile në emër të drejtësisë së munguar”, tha Kapiti për “Kosova Sot”. Skënder Kapiti

MIFTARI: PA NJË VETTING NË DREJTËSI, POLICI DHE AKI NUK KA DREJTËSI Me shumë optimizëm e sheh angazhimin e ambasadorit të ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, edhe Naim Miftari, njohësi i fushës së sigurisë.”Mund të them lirisht se në këtë kohë të brishtë ambasadori amerikan, Philip Kosnett, është i vetmi që mund të ndërmarrë hapa konkretë dhe të detyrojë politikën dhe qeveritarët e korruptuar që t’i hapin rrugë sundimit të ligjit. Pra, është shpresa e vetme pasi ambasadori amerikan ka të bëjë në Kosovë me popullin më pro amerikan dhe e ka mundësinë, por edhe fuqinë diplomatike, e ka edhe obligim moral që ta bëjë një hap të tillë. Pra, pa një VETTING në Drejtësi, Polici dhe AKI nuk ka drejtësi. E kur këto institucione do të pastroheshin, edhe politika do të pastrohej nga bandat mafioze që e kanë gllabëruar shtetin, politikën dhe pronën shtetërore të Kosovës”,u shpreh ai.”Pa një FBI dhe përmes VETING-ut mbi qafën e politikanëve të korruptuar nuk mund të ketë drejtësi, sepse deri tani ka qenë edhe bashkësia ndërkombëtare, fatkeqësisht, por edhe armiqtë tanë, si dhe uria për pushtet e shqiptarëve që na i kanë sjellë në pushtet e në shtet këta piratë klasikë që nuk dinë asgjë tjetër pos të vjedhin dhe ta deformojnë shtetin tonë”, tha Naim Miftari.

KELMENDI: VETTING-U, E VETMJA MUNDËSI PËR DEKRIMINALIZIMIN E PLOTË TË TË GJITHA INSTANCAVE TË SHTETIT Ambasadorit të ri amerikan, Philip Kosnett, i “duartroket” për ardhjen e tij me detyrë në Kosovë dhe për t’u fokusuar në reformimin e sistemit të drejtësisë, edhe analisti e publicisti Naim Kelmendi. “Le të themi se është shpresa e vetme dhe e fundit për të nxitur reformimin e sistemit të degraduar të drejtësisë, ardhja e ambasadorit të ri amerikan, Philip Kosnett, i cili do të kishte prioritet reformën përmes Vetting-ut në sistemin e drejtësisë, që do të ishte sikur një Donald Lu që nuk bëri kompromis për Vetting-un në sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe që Vetting-u atje po jep rezultate. Kështu unë shpresoj që edhe ambasadori Kosnett ta ketë prioritet reformën në drejtësi në Kosovë për bërjen më të shpejtë të ligjit të Vetting-ut, ngase është imediate për sistemin e drejtësisë kalimi nëpër Vetting, sidomos në prokurori e gjyqësor. Pra, duhet që me detyrim ndërkombëtar t’u kërkohet institucioneve të drejtësisë dhe politikës që ta bëjnë ligjin për Vetting-un, sepse është e vetmja mundë si për dekriminalizimin e plotë të të gjitha instancave të shtetit të Kosovës”, vlerësoi Kelmendi për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.