RCCOLA

Ambasadori amerikan reagon për situatën në Kuvend: Dhuna nuk është mjet për të shprehur mospajtimet

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka reaguar pas rrahjes që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës.

Hovenier ka shkruar se është për të ardhur keq të shohësh atë që ka ndodhur sot.

Ai ka shtuar se përdorimi i dhunës nuk është mjet për të shprehur mospajtimet.

Uji Dea

“Është për të ardhur keq të shoh se çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Do të doja të mos kisha nevojë ta thosha këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mospajtimet.

Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë”, ka shkruar Hovenier. /Telegrafi/